Report TV - Balla: Bota po flet për pandëshkueshmërinë e Bashës për lobimin

  • 4 years ago
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në nisje të sesionit të ri parlamentar pasditen e sotme në orën 17:00, komentoi edhe shkrimet në disa media ndërkombëtare lidhur me cështjen e lobimit të PD-së në SHBA, por gjykata e pushoi dosjen për Lulzim Bashën. Balla u shpreh se mediat i kanë kushtuar vëmendje kësaj cështje për shkak të pandëshkueshmërisë së lideri demokrat. I pyetur për faktin që shkrimi i publikuar dje nga BILD lidhur me këtë cështje nuk gjendet më në faqen online, Balla tha se nuk ka asnjë koment.

"Këtë cështje sqarojeni me gazetën. PS-ja nuk ka asnjë qëndrim për një shkrim të caktuar në një media të caktuar. Janë pafund media që kanë shkruar për një cështje që edhe tani që flasim nëse hyni në DASH gjeni të gjitha kontratat. Vëmendja është sepse është pandëshkueshmëria. Para pak ditësh u publikua një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një cështje që është e qartë në dritën e diellit. Pozicioni im është shumë i qartë, Basha ka gënjyer publikun shqiptar.

Recommended