Sport shorti gjysmëfinale, Shpëtim Duro - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është rikthyer përsëri shorti në përcaktimin e gjyqtarëve të futbollit. Komisioni tekniko gjykues pranë federatës për dy takimet e para gjysmëfinalet e kupës së shqipërisë, kishte zgjedhur gjyqtarët nga Tirana. Pregjaj, Zylfaj e Tahullai për takimin Shkumbini ? Lushnja dhe gjyqtarët e rretheve Allkaj, Topçiu, Meçe për takimin Teuta ? Dinamo.

Shorti i hedhur ka përcaktuar gjyqtarin Bujar Pregja për takimin Shkumbini ? Lushnja dhe Myrteza Allkja për takimin Teuta ? Dinamo. Trajneri Shpëtim Duro i Dinamos i pyetur për këtë takim për Tv Klan është shprehur.

Shpëtim Duro, trajner i Dinamos:- ?Them që gjendja e skuadrës është shumë e mirë si në aspektin fizik ashtu dhe në aspektin psikologjik. Pavarësisht nga humbja në Lushnje kam menndimin se skuadra atje tregoj vlerat e vërteta të saj sidomos në pjesën e parë. Kemi disa mungesa në formacion, por them që dhe të tjerët që do ti zëvendësojnë do ta justifikojnë veten e tyre?./tvklan.al