Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Aeroporti i Kukësit - (6 Prill 2000)

RTV KLAN
RTV KLAN
3 days ago|1 view
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

E gjithë dosja teknike dhe financiare për ndërtimin e aeroportit të Kukësit është plotësuar dhe është dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe si investitori që ka marrë përsipër realizimin e këtij projekti. Sipas kryetarit të këshillit të rrethit të Kukësit Shefqet Bruka kostoja e ndërtimit të këtij aeroporti arrin afro 30 milion dollarë dhe punimet pritet të fillojnë brenda një viti.

Gjatë krizës Kosovare në pranverën e vitit të kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe përgatitën pistën e këtij aeroporti për raste emergjence, por ndërtimi i plot i tij parashikon kthimin e këtij aeroporti sipas parametrave ndërkombëtar. Aeroporti i Kukësit do të zërë një sipërfaqe prj 47 ha, ndërsa pista do të ketë përmasa 1500m x 30m duke u shtruar me asfalto beton. Vendqëndrimi i avionëve do të ketë përmasa rreth 200m gjatësi dhe 80m gjerësi, të cilat do të lejojnë në ulje në një kohë të 5 avionëve.

Ndërkohë terminali i pasagjerëve do të ketë përmasa 160m me 50m për një ecuri të punës normale. Sipas burimeve nga prefektura e Kukësit organet e pushtetit lokal po punojnë për përgatitjet e dokumentacionit, për shpronësimin dhe kompensimin e pronarëve të tokave ku do të ndërtohet aeroporti i Kukësit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Browse more videos