“Lashë nënën ta merrte deti”/ Rrëfimi i të mbijetuarit në Himarë. Varka u përmbys nga stuhia

  • 4 years ago
Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat. Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën.

Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe. Rrëfimi i Avdulit është i dhimbshëm. Ai tregon si doli me not në breg e pasi la nënën e vdekur t?ia merrte deti.

?Në momenti që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori?, shprehet i riu, i cili tregon se pas përmbysjes së varkës i pari mbi ujë doli shoku, më pas ai dhe pas tij babai.

?E mbajta nënën gjysmë ore të gjallë në krah, s?kisha mundësi për më shumë sepse më vdiq në duar.?

Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq.

Familja Rama humbi kryefamiljaren por dhe barkën e blerë me shumë sakrifica. Dyert e shtëpisë në Vlorë, që ishin mbyllur 17 vjet më parë për një fat më të mirë, u hapën tani për mort nga një fatkeqësi që u mori gjithçka.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Himare#Accident#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended