Ligji per shqipen, 1 vit pas hyrjes ne fuqi

  • 4 years ago
Një vit pasi ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi, nuk po zbatohen në tërësi. Në fillim pritej Komisioni i Venecias, më pas u vonua edhe formimi i inspektoratit, që të përfundojë vetëm me ndryshimin e tabelave në disa institucione. Nenet kryesore, si neni i tetë, i cili kërkon që uniformat e policisë dhe zjarrfikësve të jenë në dy gjuhë, as që dihet se kur do të gjejnë zbatimin.

Një vit pasi u shpall Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Gazetën Zyrtare, nuk po respektohet në tërësi, e shkeljet nuk ka kush t?i dënojë për shkak të vonesës në procedurat për formimin e inspektoratit.

Buxheti i vogël do të jetë problem shtesë për formimin e ekipit, por megjithatë, Iseni thotë se ka gati planin për funksionimin e Inspektoratin. E ai do të ketë shumë punë. Edhe pse kanë kaluar 365 ditë pasi ligji u publikua në Gazetën Zyrtare, një ndër nenet kryesore nuk po gjen zbatim.

?Uniformat e policisë; të zjarrfikësve; të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj?.

Përgjigje nuk dha as ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Në kohën kur ishte ministër thoshte se me këtë çështje po merren grupe të punës, e tani tha që nuk është më në atë funksion dhe na adresoi të pyesim në MPB, edhe pse ai tanimë është i pari i ekzekutivit.

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e ligjit, Ylber Sela thotë që tanimë nuk ka hapësirë për arsyetime. Ai thotë se personalisht ka vizituar institucionet dhe u ka ofruar ndihmë. Nga bashkëpunimi me disa institucione është i kënaqur, e disa tjerë thotë që janë të pa interesuar. Institucioni që ai drejton, nesër do ta promovojë edhe udhëzuesin për zbatimin e ligjit.

Agjencia ka nisur edhe pyetësor deri tek institucionet për t?i pyetur se a ju duhet ndihma e tyre, por shumica janë përgjigjur negativisht. Nga kjo përvojë, Sela thotë se inspektorati do të ketë shumë punë në të ardhmen.

Tv Klan