30-vjeçarja vritet me shkop druri nga kunati

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të enjtes në Paskuqan ku 34-vjeçari Erdet Çapoku qëlloi disa herë me shkop druri kunatën e tij e cila humbi jetën. Krimi ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, e cila jetonte me vajzën dhe nënën e saj, pasi bashkëshorti i saj ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për trafik droge.
Burime nga policia bëjnë me dije se autori në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e 30-vjeçares dhe pasi ka debatuar me fjalë, e ka qëlluar me sende të forta disa herë .
Konflikti mes të dyve kishte nisur disa muaj më parë pasi viktima e kishte përzënë nga banesa kunatin e saj. Duket se kjo ka qenë edhe nisja e konfliktit, teksa autori kërkonte nga 30-vjeçarja t?i kthente disa orendi me pretendimin se ishin të tijat.
Enkeleda Çapoku e kishte denoncuar për përndjekje dhe dhunë 34-vjeçarin. Për këtë, Erdet Çapoku ishte thirrur edhe në komisariat ku kishte treguar se e fotografonte kunatën e tij dhe fotot ia çonte vëllait në burg, por më pas është lënë i lirë. Fqinjët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë.
Erdet Çapoku punonte si fatorino, ndërsa prej mbrëmjes së të enjtes është në kërkim nga policia për krimin e rëndë.