Ora News - Tiranë, gruaja masakrohet me gurë, më pas vritet me armë zjarri. Në kërkim kunati

  • 5 years ago
#oranews #vrasjenetirane #liqeniisharres

Një tjetër grua është vrarë me armë në këtë shkurt.
Ky është vendi, ku pranë kodrave të liqenit të sharrës është gjetur pa jetë nga banorët e zonës Lirie Xhepa. Në trup i janë gjetur 3 plumba, por dhe shenja dhune të cilat janë shkaktuar nga goditja me gurë.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë shoqërimin e rreth 20 personave, të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen, së bashku me banorët që kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë.
Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe kunati i viktimës, Dashamir Xhepa. Një nga pistat e hetimit është dhe një konflikt i mundshëm për motive pronësie.
Lirie Xhepa është larguar nga banesa që pas drekës së të mërkurës. Familjarët janë interesuar në komisariatin nr.6, por mëngjesin e sotëm janë njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë.
49-vjeçarja sipas banorëve prej dy muajsh kishte nisur punën në një fabrikë këpucësh në zonën e Kombinatit, ndërsa më herët merrej me blegtori. Gjatë natës banorët shprehen se nuk kanë dëgjuar të shtëna apo makinë të lëvizte në zonën përreth.
"Shifte punën e vet"
"Nuk kemi dëgjuar asgjë. Guraja ishte e qetë dhe e urtë"
Lirie Xhepa nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve janë në Greqi ka humbur bashkëshortin para 10 vitesh pas një sëmundje të rëndë. Xhepa është gruaja e gjashtë e cila është vrarë prej janarit në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/trupi-i-pajete-i-nje-gruaje-gjendet-ne-liqenin-e-sharres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended