Nis debati për votimin e qeverisë së re në Spanjë

  • 4 years ago
Bllokadat në formimin e qeverisë së re spanjolle vazhdojnë, duke e mbajtur pezull anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të pakta janë gjasat që Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO të ratifikohet nga Parlamenti spanjoll para shpërbërjes së Kuvendit të Shkupit në mes të shkurtit. Sepse ndonëse në Parlamentin spanjoll filloi debati rreth propozimit të mandatarit, Pedro Sançez për formim të koalicionit qeveritar, mbetet të shihet nëse Sançez do të ketë mbështetjen e nevojshme në votimin nesërm, apo votimin e dytë të caktuar për të martën. Sançez gjithsesi është optimist.

Recommended