Ngerci per krijimin e qeverise se re te Kosoves

  • 4 years ago
Ende nuk ka rezultate konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë para gazetarëve se një marrëveshje e tillë ende ka gjasa të ndodh meqë është në të mirë të qytetarëve. Ai tha se do të ketë takime por nuk e saktësoi se kur.

?Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshje është e mundur, është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevojitet ajo, mirëpo këto nuk janë lajme. Kur t?i kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të kemi çka të themi?.

Liderët e këtyre dy partive politike nuk janë takuar që nga e shtuna pas mosmarrëveshjeve për postin e Presidentit. LDK insiston që të ketë këtë post dhe për këtë ka ofruar që LDK të ketë 4 ministri e LVV-së 6, por kjo e fundit ka refuzuar.

Një ditë më parë misionet e BE-së në Kosovë, në delegacion gjerman dhe ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Tv Klan

Recommended