Report TV -Pompa e betonieres i bie mbi kokë, momenti i nxjerrjes së trupit

  • 4 years ago
Një gjarje e rëndë ka ndodhur mesitën e sotme, ku një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh.

Ngjarja ka ndodhur para pak disa minutash në hyrje të pazarit në një godinë që po ndërtohet, ku edhe viktima punonte.

Në videon e mëposhtme është momenti i nxjerrjes së trupit nga kantieri i ndërtimit dhe vajtimit të familjarëve.

Recommended