Makina bie në HEC-in e Banjës, momenti kur nxirret një trup i pajetë, dyshohet dhe për të tjerë

  • 4 years ago
Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit duke përfunduar në liqenin e Banjës në Gramsh. Deri tani konfirmohet një i vdekur, pasi trupi ka dalë në sipërfaqe të ujit. Në makinë dyshohet se kanë qenë disa persona.

Paraprakisht raportohet se makina kishte ndaluar në një xhep të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen. Njoftimin e policisë e kanë bërë kalimtarë të rastit në fshatin Shushicë.Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes ku ra makina në liqen 40 metra në thellësi. Deri tani u nxor një person i vdekur, ndërsa dyshohet se ka të tjerë brenda.

Recommended