Sali Berisha turi elektoral ne veri, mitingu ne Kukes - (19 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i PD Sali Berisha, ka vazhduar turin elektoral në veri të vendit, në Kukës, Fushë Arrëz dhe Pukë. Berisha iu ka premtuar banorëve të këtyre zonave se sapo të vijë në pushtet do të rrisë mirëqenien e tyre dhe madje do të heq taksat që ka vendosur qeveria socialiste.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Anastasët e qeverisë, Ilirët e qeverisë, që me ndihmat humanitare ndërtuan vilat e krimit, kanë vendosur murin ekonomik midis Kukësit dhe Kosovës. Unë jam këtu për t?ju premtuar ju, se Kukësi, Tropoja, Hasi, Gjirokastra, Pogradeci, të gjitha zonat kufitare do të jenë 25 km zonë e tregtisë së lirë?.

Edhe kuksianëve Berisha iu ka kërkuar që me votën e tyre të rrëzojnë pushtetin e kusarëve.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Të ngrihemi mbi vështirësitë, më 1 Tetor të gjithë pa përjashtim të votojnë për alternativën e PD, për çështjen kombëtare, të votojnë për prosperitetin, të votojnë për të ndëshkuar politikanët e korruptuar?.

Më pas Berisha ka prezantuar kandidatin demokrat për bashkinë e Kukësit Ylber Zeneli. Mitingun e PD në Kukës e ka përshëndetur edhe nënkryetari i LDK Ekrem Kryeziu. Ai i dhuroi publikisht Berishës një medaljon me shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended