Rama ndan çekun për bebet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vizitën e parë për 2020, kryeministri Edi Rama e bëri në maternitetin ?Mbretëresha Geraldine?. Kreu i qeverisë i dha personalisht bonusin e bebes, prindërve të Emelit, fëmijës që erdhi i pari në jetë për këtë vit. Buqeta me lule bashkë me bonuset përkatëse, kryeministri kishte menduar edhe për nënat e tjera që lindën pak para se të ndërroheshin vitet ose në minutat pas ardhjes së 2020. Veçanërisht kryeministri u ndal te njëra nga nënat që 2020-ta e bekoi me fëmijën e pestë. Në mbyllje të 2019-ës, të dhënat e referuara nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Shërbimit Social, Ogerta Manastirliu tregojnë se nga bonusi i bebes kanë përfituar mbi 30 mijë prindër. OGERTA MANASTIRLIUMINISTER E SHENDETESISE DHE SHERBIMIT SOCIAL 2020 do të jetë edhe një rijetësim për Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik ?Mbretëresha Gerladinë?, duke ruajtur basorelievin në hyrje të tij që përbën monument kulture.

Recommended