Rama ndan titujt e pronësisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë fundjave në qytetin e Korçës, ku bashkë me urimin për Pashkët u ka dhuruar qytetareve korçarë, certifikatat e para të pronësisë për objektet e legalizuara. Duke e cilësuar të gjithë procesin si një plagë të infektuar në vite, shefi i qeverisë, tha se brenda këtij katërvjeçari qeveria do t'i japë fund të gjitha legalizimeve, për t'i hapur rrugë një tjetër procesi atij të urbanizimit të zonave informale. Rama tha se procesi i legalizimeve do të jetë transparent dhe i shpejtë. "Ata që kanë ndërtuar në një pjesë toke të shtetit, do të ndjekin një procedurë tjetër. Do të duhet të kontribuojë që me fondin e mbledhur nga këto kontribute të mund të shlyhen detyrimet ndaj ish-pronarëve. Me kontributin për tokën që është fare simbolik në krahasim me çmimin real të tokës, konflikti me pronarët të mos jetë më rrezik për të ardhmen." Kush paguan menjëherë, ka 20% ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush nuk paguan menjëherë, e merr përsëri legalizimin, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguajë pas një viti, por nuk përfiton nga ulja 20%, por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Kush nuk paguan as pas një viti nuk përfiton asnjë ulje, e merr legalizimin por ka kufizim hipotekor. Është pronë që mund të shitet, por kufizimin e merr ai që e blen". Mësohet se do të jetë një numër i madh qytetaresh që do të përfitojnë certifikatën e pronësisë për banesat e tyre të palegalizuara për të cilat janë munduar dhe zvarritur gjate gjithë këtyre viteve.