Aksidenti me pasoje vdekjen, gjyshi perballet live me ekspertin rrugor

  • 4 years ago
Viti 2017 për familjen Malka do të shënonte një kthesë të errët në historinë e tyre. Djali -6 vjeçar, Ergi humbi jetën duke lënë zbrazëti dhe dhimbje në shpirtin e çdo familjari. Ngjarja ka ndodhur në 25 tetor dhe ende sot e kësaj dite, këta familjarë vazhdojnë të kenë shumë pikëpyetje.

Një automjet i tipit furgon e ka përplasuar vogëlushin. Në lidhje me aksidentin e ndodhur rezultojnë dy ekspertiza , ku sipas akt ekspertizës së parë rezulton se mjeti qarkullonte në rrugën Llazi Miho, përballë zgarës korcare. 6 -vjeçari i pa shoqëruar ka qenë duke kapërcyer karanxhatën nga e majta në të djathtë të lëvizjes së mjetit, në një segment me fluks të theksuar mjetesh. Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar nga testi i parë 4,43 mg/l dhe testi i dytë 0, 41 mg/l, ndërsa shpejtësia në momentin e aksidentit ka qenë 18, 4 km në orë. Sipas aktekspertimit autoteknik, rezulton se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkolit. Por gjithashtu ka patur shkelje dhe nga ana e këmbësorit për kapërcim të karrexhatës.

Ora kur ka ndodhur aksidenti nuk koinçidon me aktin e dytë të ekspertimit. Në aktin e parë thuhet se ka ndodhur në orën 17:00, ndërsa në aktin e dytë thuhet se ka ndodhur në 19:10. Gjithashtu, sipas aktit të dytë drejtuesi i mjetit ka pirë alkool, por nuk ka qenë në gjendje të dehur.

Në ?Historia ime?, gjyshi i nipit Kadri Malka kërkon drejtësi sepse sipas tij është manipuluar akti i ekspertizës. I ftuar në studio ka qenë edhe eksperti rrugor, Islam Qibini.

Recommended