RTV Ora - Aksidenti tragjik me vdekjen e 4 familjarëve, automjeti eci mes për mes rrotullimit

  • 5 years ago
#rtvora

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.

Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Viktimat - Sipas policisë si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjes Bibaj, nëna, babi dhe 2 vajzat: Valentina Bibaj, Bujar Bibaj, Flutura Bibaj dhe Xhuliana Bibaj.

Ndërsa drejtuesi i mjetit Arlind Aliaj, i fejuari i viktimës Valentina Bibaj është plagsour dhe ndodhet në politraum në gjendje të stabilizuar.

Policia njofton - ?Mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor?.

Viktimat ktheheshin nga ditëlindja - Burime për RTV Ora bëjnë me dije se familjarët kanë qenë duke u kthyer nga Elbasani ku kishin festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave të familjes.

Nga vendi i ngjarjes gazetarja e RTV Ora, Nertila Dosti raporton se: Në kthim nga Elbasani, makina ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe është fillimisht me bordurën e parë, dhe më pas si është përplasur me bordurën tjetër dhe më pas makina ka bërë një tjetër rrothullim. I plagosuri është mik i familjes, por ende nuk dihet lidhja familjare e tyre.
Tre persona, nëna, babi dhe njëra nga vajzat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa vajza tjetër u transportua në spital, ku më pas humbi dhe jetën.
Aktualisht i plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-rrugen-tirane-elbasan-shuhet-familja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended