TOB koncerti, QNK filmi i Arjan Çuliqit - (2 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas mbarimit të grevës më së fundmi orkestra e TOB, ngjitet sot në skenë në një koncert përkujtimor. 250 vjetori i Bahut hap edhe sezonin e këtij tëatri. Janë ngjitur sot në skenë nën drejtimin e dirigjentit Ylli Leka, solistët më të njohur për nder të këtij përkujtimi. Duke lënë pas të gjitha problemet që kaluan para disa kohësh, sot ky formacion artistik i përzgjrdhur ka luajtur pjesët më të mira Johan Sebastian Bahut.

Të 60 orkestruesit shoqëruar edhe nga kori për gati 2 orë kanë ndryshuar atmosferën e krijuar ditët e fundit, duke sjellë për kryeqytetasit mbrëmjet muzikore të harruara.

Sot pasdite në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës u dha premiera e filmit televiziv, ?Një baba më tepër? i Arian Çuliqit. Kanë luajtur emrat e njohur të humorit si Sejfulla Myftari, Behar Meraj dhe Rita Lati. Filmi trajton nëpërmjet humorit problemet familjare./tvklan.al

Recommended