Ora News - Videot e Metës, Dvorani 3 orë në Prokurori: Hetimi s'bëhet në media as në televizion

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Pas Presidentit, Ilir Meta në Prokurori është thirrur edhe kreu i KED, Ardian Dvorani.

Marrja ne pyetje ka zgjatur mbi 3 ore dhe ne fund dha nje prononcim për media

"Përmbusha detyrimin për tu paraqitur në prokurori. Është prokuroria që do të bëje hetimet dhe verifikimet dhe më pas gjykata nëse ka"

Pyetje: Meta pretendon se disponon disa video ku ju kompromentoheni?

Ardian Dvorani: Hetimi nuk zhvillohet në media as televizione po në godinë, aty kam thënë të gjitha. Unë mendoj se institucionet, funksionaret nuk është e mira që ti shtrojnë çështjet ligjore dhe problematikat me produkte artistike, me filma serialë, me metrazh të shkurtër apo të gjatë. Për cilësinë e tyre nuk më takon mua të them. Por çështjet ligjore institucionale institucionet i shtrojnë në rrugë ligjore pranë organeve kompetente. Kam dhënë shpjegime sepse unë mendoj që nuk ka nevojë të paraqiten prova, por i takon prokurorisë të vendosë çfarë provash të marrë dhe kjo është në autoritetin e tyre.

Dvorani tha se nuk ka nevojë për publicitet, ndaj theksoi se nëse kushtetuta dhe ligji do t'ia imponojë për të bërë një kallëzim, atëhere do ta bëjë.

Ardian Dvorani: Funksionarët e lartë kushtetues duhet të jenë seriozë në përdorimin e ligjin. Nuk mund ti përdorësh në mënyrë abuzive. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe as për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam elektorat, unë thjesht në rast se konstatoj që ka një fakt penal jam i detyruar të bëj kallëzim penal. Kjo është një detyrim për cilindo që ka dijeni për fakte penale duhet ti denoncojë. Unë nuk jam në garë me kërkush, nuk llogarit kërkënd. Unë llogaris raportin tim me kushtetutën dhe ligjin, nëse këto më imponojnë të bëj një kallëzim do të bëj.

Një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranë u paraqit edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili për një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Meta tha se rasti është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike. Ai u shpreh se janë të gjithë provat për të vepruar ndaj Dvoranit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pas-metes-prokuroria-therret-edhe-ardian-dvoranin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp