Wake Up/ "Epsh dhe lakmi" për një publik +16 në ArTurbina

  • 5 years ago
Epsh dhe Lakmi? e autorit amerikan Eugene O?Neill, është shfaqja e cila do të vijë premierë duke filluar nga data 14 dhe 15 dhjetor në orën 19:00 në ArTurbina, e cila në fakt është prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Kjo vepër e shkruar dhe e vënë në skenë për herë të parë më 1924-ën në Greenëich Village Theatre, të qytetit të New York-ut flet për shumë të vërteta ndaj edhe shfaqja flet për të vërteta. ?Epsh dhe Lakmi? i mëshon instiktit njerëzor, ku në qendër është jeta e individit shqiptar. Shfaqja flet për individin e vetmuar, që përpiqet të kuptohet por nuk kuptohet, që përpiqet të gjej veten, të sigurojë jetën, mbijetesën, që e sheh veten të plotësuar kur kapet pas diçkaje materiale, në pamundësi për t'u kapur te tjetri. Vepra zbulon marrëdhënien atë-bir e parë nga kompleksi i Edipit; zbulon marrëdhënien e fortë të individit me pronën, e sidomos me tokën; ndjenjën e posesivitetit dhe pushtetit; frikën e plakjes dhe e të lënit gjithçka; dhe mbi të gjitha zbulon dashurinë e fortë të një nëne dhe një bashkëshorteje. Kjo shfaqje vjen me regji të Endri Çela dhe interpretojnë aktorët: Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina, Andi Begolli, Urim Aliaj, Barjam Dosti, Bujar Hoxhaj, Rexhina Ibro, Xhoana Sula dhe Anxhela Dervishi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel