Wake Up/ Drama "Xhelatët", e anglezit McDonagh dhe një paralele me Shqipërinë e '65

  • 5 years ago
Xhelatët është një nga veprat më të vlerësuara të autorit Martin McDonagh, e cila vjen si premiera që hap sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar në datat 10-11-12 tetor. Në qendër të kësaj vepre është dëshira e madhe e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje. Ngjarjet zhvillohen në Britaninë e Madhe në vitin 1963 dhe fokusohen rreth një ekzekutuesi të quajtur Harry Wade, një ndër xhelatët më të përfolur. Ai zotëron një pijetore me gruan e tij, Alice, dhe vajzën e tij pesëmbëdhjetë vjeç, Shirley. Një i huaj me emrin Mooney vjen në pijetore dhe shkakton telashe duke flirtuar me vajzën e Harry-t. Kjo gjë e shtyn këtë të fundit në një veprim ekstrem, varjen e Mooney. Një nga tematikat që trajtohet në këtë shfaqje është edhe heqja e dënimit me vdekje në Britaninë e Madhe. Por regjisori nga Maqedonia Qëndrim Rijani ka bërë disa përshtatje me dramën e anglezit McDonagh. Paralelisht me atë që ndodhte në Anglinë e viti 1963 ai vendos në skenë dhe Shqipërinë e atyre viteve. Shqipërinë komuniste dhe xhelatët e saj. Një paralele që sipas aktorit Donald Shehu do ta bëjë publikun të reflektojë mbi xhelatët e së shkuarës dhe ata të sotmit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended