Garda, ruajtja e personaliteteve - (25 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Oficerët e Gardës së Republikës demostrojnë përgatitjen e tyre fizike për ruajtjen e personaliteteve. Përjashto rastet ku për faj të armëve që ndonjëherë mund të mos funksionojnë të gjitha të tjerat garandojnë siguri të lartë. Për të treguar më së fundmi që grupet tona të shoqërimit dhe ruajtjes së shtetarëve janë mjaft të afta dhe të përgatitura, sot ministri i Rendit Spartak Poci diplomon 25 oficerë të Gardës. Duke riparë situatën aktuale synohet edhe kualifikimi i eskortave.

Kanë qenë ushtarakët turk që janë marë me këto përgatitje. Demostrimet e sotme fizike kryesisht qitje dhe ruajtje e personalitetit ka treguar që programi dy mujor i kualifikimit është përvetësuar nga oficerët e eskortave. Pas kësaj përgatitje qeveritarët tanë tashmë mund të rrinë të qetë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti