Maliqi: Dorëheqja e kryebashkiakes së Durrësit është enigmë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për RTV Ora tha se i ka bërë thirrje Prokurorisë për drejtësi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, duke e konsideruar vrasje me paramendim.

Ndërkohë e konsideroi enigmë dorëheqjen e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako duke vënë në pikëpyetje arsyen e saj se mori këtë vendim për shkak të deklaratës ku tha se ishte e kënaqur me rezultatin me 51 viktima.

Maliqi shtoi se posti ju la nënkryetarit të bashkisë, i cili mbajti detyrën prej 11 vitesh, ndërkohë që bashkia është e para e akuzuar për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Lefter Maliqi: ?I bëra thirrje strukturës së re që do të krijohet, SPAK-ut, që të mbledhë të veprimet hetimore të Prokurorisë së Durrësit, të Lezhës dhe Tiranës dhe të hetohet sepse kemi të bëjmë drejtpërdrejt me një vrasje me paramendim. Diheshin që ato pallate në Thumanë ishin të pabanueshme dhe nuk dihet kush e dha urdhrin me shkrim apo me gojë për tu futur përsëri në ato banesa.

Ndërkohë kemi vrasje me paramendim për shkak të lejeve të ndërtimit të firmave, të procedurave në qytetin e Durrësit në Tiranë apo në Thumanë, Krujë e me radhë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/maliqi-doreheqja-e-kryebashkiakes-se-durresit-eshte-enigme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended