Zone e Lire/ Perse iku Xhafaj? Basha: Doreheqja eshte bere per prishje pazaresh

  • 6 years ago
Dorëheqja e ish ministrit të Brenshëm Fatmir Xhafaj shkaktoi debat të madh në media dhe rrjete sociale.

Vetë Xhafaj deklaroi se dorëheqja e tij është bërë me vullnet të lirë, ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha sonte në emisionin ?Zonë e Lirë? tha se dorëheqja e tij është bërë për prishje pazaresh mes bandash dhe se Fatmir Xhafaj është viktimë e skemës ku bën pjesë vetë.



Arian Çani: Lul di gjë përse e hoqën Xhafajn? Ka një problem këtu, u bënë ca kunja dhe ai tha unë jam njeri i lirë.

Lulzim Basha: Ai ka shkuar për riedukim te Veliaj...

Arian Çani: Thonë që Rama e ka sharë keq, ka pasion në komunikim. Sipas teje pse iku Xhafaj?

Lulzim Basha: Kjo është përplasje klanesh politike dhe bandave të tyre. Një klan ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe prapa tyre qëndrojnë bandat. Rama mbrojti Dakon, i cili sot duhet të ishte në arrest. Ai është kapur në komunikim me bandat, ku i ka kërkuar bandave të blejnë vota. Në Durrës bandat kanë në kontroll gjithçka. Gjithë vendi është i kriminalizuar. Përpjekja për të mbrojtur Dakon e ka çuar të kërcënojë Xhafajn.

Arian Çani: Ç?punë ka Fatmiri që Rama të mbrojë Dakon.

Lulzim Basha: Dosja 339 ka nisur në 2009. Fatmiri, Donika dhe një sër zyrtarësh të lartë si Ardi Veliu po përdoren në këtë luftë të brendshme politike. Nga njëra anë mbrohet vëllai i Fatmirit dhe nga ana tjetër filloi shpalosja e një dosje tjetër.

Arian Çani: Ç?pati ky që hoqi Fatmirin?

Lulzim Basha: Sepse nuk ishte më 100% nën kontrollin e Ramës. Fatmir Xhafaj është viktimë e skemës ku bën pjesë vetë. Është prishur pazari i hajdutëve, kur prishet pazari bien viktimat. Edi Rama është kapoja e kësaj organizate, gjithçka që po them është e vërtetë.

Arian Çani: Do të kapë sistemi dhe do të marrë lekët.

Lulzim Basha: Kjo është krejtësisht e vërtetë. Ai si kreu i organizatës ka interes që punët të shkojnë mirë, por kur ka përplasje mes Dakos dhe Xhafajt ai duhet të zgjedhë të keqen më të vogël./tvklan.al

Recommended