Ora News - Vllaznia nuk i trembet kundërshtarëve, Ivankoviç: Kam ardhur për titullin kampion

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Fitorja me Tiranën e ka rritur optimizmin, por në të njëjtën kohë ka ndryshuar gjendjen psikologjike tek basketbollistët e Vllaznisë.

Të martën ato luajnë ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, përballë klubit, Ibar të Rozhajës, e menjëherë më pas në fundjavë presin Teutën e Durrësit.

Trajneri i ri, kroati, Vladimir Ivankoviç tregon se parimi i tij është rritja e nivelit të lojës në skuadër, pasi synimi i Vllaznisë është titulli kampion.

"Skuadrën nuk dua ta ngarkoj shumë për këtë ndeshje. Lojtarët e mi kanë parë ndeshjet e kundërshtarit në shtëpi. Parimi im është të rrisim nivelin e lojës. Ne duam të luajmë lojën që duam ne dhe të fitojmë ndeshjen. Nëse luajmë si ndaj Tiranës, nuk ka shumë ekipe që mund të mbajnë lojën tonë. Sa i përket përballjes me Teutën, ne jemi ekipi më atletik në Shqipëri dhe nuk ka ekip që mund të na ndalë. Disa skuadra mund të kenë 5-shën më të mirë, por asnjë ekip nuk ka 12 lojtarë që mund të kontribuojnë dhe të japin maksimumin. Këtu kam ardhur për titullin kampion".

Ardhjen në Shkodër, kroati e quan një eksperiencë të mirë, ndërsa flet për situatën si e gjeti ekipin.

"Është një eksperiencë e bukur këtu në Shkodër, pas një periudhe prej më shumë se 1 viti në Islandë. Kur erdha këtu, ekipi nuk ishte mirë moralisht. Ishte si një gotë e thyer dhe duhej që këto copa të bëhen bashkë. Kemi bërë 15 orë udhëtim në Bullgari dhe ishte ditë ndeshje. Siç e keni parë edhe ju kam aktivizuar të gjithë lojtarët në të dyja ndeshjet. Shumë trajnerë thonë që kjo është e pamundur, por mund të them se të gjithë lojtarët e meritojnë të luajnë dhe do të vazhdojë këtë rrugë.Të gjithë mund të kontribuojnë për skuadren. Ju e patë edhe ndaj Tiranës që lojtari më i mirë Perine luajti vetëm 15 minuta dhe fituam 33 pikë diferencë. Gjithashtu, Faslija nuk kishte luajtur shumë në ndeshjet e mëparshme, por në kryeqytet luajti 15 minuta dhe kemi bërë diferencën. Më e rëndësishmja është që lojtarët dhanë maksimumin në fushë".

Edhe talenti i ri, Elian Memçaj tha që tekniku i ka besuar një vend në skuadër, teksa është besimplotë që rezultatet pozitive do të vijnë në vazhdimësi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vllaznia-nuk-i-trembet-kundershtareve-ivankovic-kam-ardhur-titullin-kampion

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp