Ora News - Vllaznia nderohet me titullin "Nderi i Kombit" në 100 vjetorin e themelimit
  • 5 years ago
#oranews
Në 100 vjetorin e themelimit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar Shoqërinë Vllaznia me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Në ceremoninë e mbajtur në Shkodër, titulli u tërhoq nga kryebashkiakja, Voltana Ademi, e cila është njëherësh aksionere kryesore e klubit kuqeblu.

"Dua t'iu uroj për shumë vjet gëzuar 100 vjetorin e klubit Vllaznia. Jam i lumtur që të hapim siparin e festimit të përvjetorit të këtij klubi tashmë shekullor, duke nderuar së pari kujtimin e ndritur të Shoqërisë Vllaznia, pararencën e klubit të sotëm sportiv e cila bashkë me emrin trashëgoi tek ai edhe përkushtimin, pasionin dhe vizionin e saj. Shkodra është qytet i bukurisë së përjetshme. Nuk ka etapë të njerëzimit ku shkodranët të mos kenë skalitur gjurmët më të mira të qytetërimit shqiptar. Themelimi 100 vjet më parë i Shoqërisë Vllaznia ishte një akt i madh. Kjo shoqëri u nis si vokacion lirie në një moment dramatik ku qyteti rrezikonte të mbetej jashtë kufinjve të atdheut mëmë. Shoqëria Vllaznia mbetet një ndër shembujt më të civilizuar të ekzistencës dhe aspiratës shqiptare për liri dhe progres shoqëror. Në këtë mënyrë lavdia e kontributit dhe veprës së tyre do të jetë përherë në sytë dhe në mëndjen e të gjithë brezave sportiv. Të dashur miq e prita me shumë kënaqësi propozimin e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, z. Ademi për të dekoruar Shoqërinë Vllaznia me titullin e lartë "Nderi i Kombit".-ishte fjala e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vllaznia-nderohet-me-titullin-nderi-i-kombit-ne-100-vjetorin-e-themelimit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended