Meta në familjen e vëllëzërve Abazi: Thellësisht i prekur nga humbja e tyre pas tërmetit

  • 4 years ago
GJILAN- Presidenti Ilir Meta ishte sot në Gjilan ku vizitoi familjen e vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi të cilët humbën jetën pas tërmetit të 26 Nëntorit, pas shembjes së hotel Tropikal.

Meta është takuar më familjarë të dy vëllezërve kosovarë duke i shprehur ngushëllimet . Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se është thellësisht i pekur nga humbja e jetës së vëllezërve Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë."Sot në Gjilan për t'u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi.
Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!", shkruan Meta.

Recommended