"Jam strehuar ne shtepine e tyre", rrefimi i bujshem i te kerkuarit per vrasjen e vellezerve Haxhia

  • 4 years ago
Më 27 Prill 2020, tek rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Viktimat po udhëtonin me një automjet kur u qëlluan për vdekje me breshëri arme. Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga kjo ngjarje e rëndë, pak ditë më parë policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje Talo Çelën, i cili ka qenë gjithashtu i kërkuar për grabitjet e parave në aeroportin e Rinasit. Për kapjen e 49-vjeçarit, është vënë në dispozicion edhe një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që jep informacion.

Sot Talo Çela ka folur ekskluzivisht për emisionin ?Uniko? në Klan Plus. Përballë gazetarit Spartak Koka, 49-vjeçari nga Bradasheshi i Elbasanit ka treguar variantin e tij, se ku ndodhej momentin kur u vranë në atentat vëllezërit Haxhia.

Ai thotë se për një kohë të gjatë u strehua në shtëpinë e Besmir dhe Viktor Haxhia, teksa ishte në kërkim për grabitjen e parave të Rinasit në vitin 2019. Për këtë arsye, shprehet Talo Çela, nuk ka patur motiv që t?i vriste vëllezërit Haxhia pasi i kishte njohje personale.

49-vjeçari tregon me detaje momentin kur mësoi se viktimat në Durrës ishin Besmiri dhe Viktori. Gjatë kësaj kohe, ai qëndronte në banesën e dy të ndjerëve së bashku me familjarët e tyre. Këta të fundit, tregon Çela, e ndihmuar për t?u larguar më pas nga kjo shtëpi në drejtim të Plepave, ku prej andej shkoi dikush tjetër për ta marrë dhe për ta strehuar.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended