Rreze Dielli 3 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.2 - Zupa

  • 5 years ago
Zupa
Përbërësit:
1 litër qumësht
4 të verdha veze
2 lugë gjelle niseshte
2 lugë gjelle miell
4 lugë gjelle sheqer
Vanilje
4 lugë gjelle arra të grira
4 lugë çaji liker
1 lugë gjelle kakao
4 lugë gjelle reçel
10 biskota savoiard

Përgatitja:
Vendosim qumështin për tu ngrohur dhe lëmë mënjëanë një gotë me qumësht të ftohtë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, miellin, niseshten, qumështin e ftohtë dhe I përziejmë mirë. Kur të ngrohet qumështi, i shtojmë në tenxheren me qumësht dhe I trazojmë me tel dore. Shtojmë vaniljen dhe sa të marrë valë, e largojmë.

Ndajmë pak krem që përgatitëm dhe e përziejmë më një lugë gjelle kakao.

Vendosim në fillim të çdo tasi pk krem të bardhë.

Njohmim biskotat me liker ose shurup portokalli dhe I vendosim mbi krem. Shtojmë 1 lugë gjelle reçel ose rrush të thatë dhe pak arra të copëtuara, I mbulojmë më krem. Mund të vendosim dhe pak krem të përzierë me kakao dhe në fund mbushim tasat. I lëmë të ftohen dhe mund t?I dekorojmë me pak krem panna ose thjesht me arra të copëtuara. I ftohim dy orë në frigorifer dhe më pas I shërbejmë.