50 viktima nga termeti

  • 5 years ago
Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga tërmeti i 26 Nëntorit. Konfirmimi është bërë nga Kryeministri gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë që u zhvillua sot në mëngjes. Ai theksoi se aksionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë.
?Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50?.
Aktualisht në spitale po marrim ndihmë mjekësore 41 persona. Është vendosur që gjendja e jashtëzakonshme të shpallet dhe në Lezhë.
Kreu i qeverisë deklaroi se 1198 banesa janë dëmtuar ndërkohë që kërkohet vlerësim në 265 pallate. Ai kërkoi strehimin e menjëhershëm të familjarëve të viktimave. Rama pati një paralajmërim të fortë edhe për ndërtuesit.
Kryeministri theksoi se po përgatitet një projektligj që parashikon dënimin me burg nga 7 deri në 15 vite për të gjithë ndërtuesit apo arkitektët që nuk repsketojnë lejen e ndërtimit.