Dhjetëra viktima nga tërmeti në Japoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra persona kane gjetur vdekjen dhe qindra te tjere jane plagosur si pasoje e tërmetit me magnitude 7,3 qe goditi Japoninë. Ne jugperendim te vendit, operacionet e shpëtimit vazhdojnë per te nxjerre nga rrënojat personat e mbetur te bllokuar. Rreth 20 mije trupa ushtarake jane vendosur ne ishullin Kiushu, ku besohet se ne ndërtesat e shembura ka ende njerez. Pas lëkundjeve te forta sizmike, mijëra njerëz te përfshirë nga paniku dolën ne rruge dhe kaluan natën ne parqe dhe automjete. Shume rruge jane dëmtuar, ndërsa ka patur edhe rrëshqitje te mëdha toke ne shume zona. Tërmeti i regjistruar ne thellësi 10 km ishte me i fuqishëm se lëkundjet e se enjtes dhe u ndje ne nje zone me te madhe. Mbi 200 000 shtëpi kane mbetur pa energji elektrike, ndërsa autoritetet i tremben rinisjes se reshjeve, qe mund te shtojnë rrëshqitjet. Megjithatë, asnjë central bërthamor ne zonën e prekur nga tërmeti, nuk ka pësuar dëmtime.

Recommended