40 mijë administratorë do të pastrojnë mbeturina

  • 5 years ago
Dyzet mijë nëpunës të administratës më 14 dhjetor do të pastrojnë mbeturina në disa lokacione të Shkupit, por edhe nëpër qytete tjera të vendit. Aksionin e organizon Qeveria së bashku me nismën civile ?Mos u bë mbeturinë?. Siç njofton ministri i administratës, Damjan Mançevski, qëllimi i nismës është të rritet vetëdija për mjedis më të pastër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë. Në këtë mënyrë, punonjësit do ta kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të këtij viti, që Qeveria e shpalli ditë jo pune për të gjitha institucionet e shtetit.