Ora News - Duma: Paga minimale të rritet me 40 mijë lekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike kërkon rritjen e pagave minimale me 4 mijë lekë të rinj. Deputetja Grida Duma, u shpreh se kjo shumë duhet të bëhet për rritjen e çmimeve.

Duma: Ashtu si është paraqitur nga Konfederata e Sindikatave, rritja e pagës minimale duhet të ishte 280 mijë lekë në muaj, nga 240 mijë që është aktualisht.

Gjithashtu, ajo kërkoi edhe indeksimin e pensioneve, duke nënvizuar se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që ky indeksim të bëhet me 2%, ndërsa nënvizon se çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%.

Duma: Pensionistët duhet ta dinë se as këtë indeksim minimal nuk do ta marrin që nga 1 janari, por vetëm dy muaj para zgjedhjeve. Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit (rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/duma-paga-minimale-te-rritet-me-40-mije-leke

Recommended