Investime te reja per energjine elektrike (3 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Tirana është konsumatori më i madh i vendit për energjinë elektrike, duke konsumuar më shumë se një të tretën e sistemit energjetik kombëtar.

Drejtori i filialit të KESH-it në Tiranë, zoti Agim Ajazi, na thotë se për të perballuar nevojat gjithmonë në rritje të abonentëve kryeqytetas me energji elektrike, deri në 15 Nëntor do të ndërtohen dhe do të vihen në shfrytëzim 30 kabina shpërndarëse, nga të cilat 15 prej tyre kanë nisur të funksionojnë. Një kabinë e tillë ka një kosto prej 5 milionë lekësh të reja.

Gjithashtu do të merren masa që këtë dimer të rritet cilësia e furnizimit me energji elektrike të abonentëve, sidomos për zonat më problematike duke transmetuar një tension nga 150 volt që është aktualisht, në 220 volt.

Në zonën Kodër Kamëz është planifikuar të realizohet një investim prej 50 milionë lekësh, ku deri tani janë investuar 20 milionë lekë.

Duke synuar në furnizimin me energji elektrike nga magjistralet kryesore prej 20 kilovoltësh, në ndërtimin e kabinave të reja shpërndarëse, si dhe në shtrirjen e linjave me një gjatësi prej 9 kilometrash.

Në këtë kuadër do të bëhet dhe fuqizimi i stacioneve ekzistuese, per të rritur fuqinë transmetuese të tyre nga 5 megavat në 10 megavat. /tvklan.al

Lajme Arkiva 2000

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended