Babai denoncon gruan filipinase, nena: Djalin e mbajte ti, une kam te tjera prioritete

  • 5 years ago
Programi ?Historia ime? ka sjellë ditën e sotme historinë e veçantë të një babai, i cili është duke rritur i vetëm dy fëmijët e tij, nga dy martesa të mëparshme.

Elton Kurti nga martesa e tij e parë ka një vajzë. Pas divorcit nga gruaja e parë, ai njihet me një filipinase, me të cilën edhe u martua. Pak kohë më vonë vjen në jetë edhe djali i tyre, Samuel dhe ata vendosin të shkojnë në Romë, për arsye dokumentesh të gruas nga ishujt Filipine.

Por gjërat nuk po shkonin mirë në marrëdhënien e tyre dhe problemet e shumta bënë që Eltoni të merrte djalin dhe të kthehej në Shqipëri. Gruaja kontriboi vetëm 3 muajt e parë për djalin dhe pastaj tregoi indiferencë të plotë. Para një viti, Eltoni zbuloi se djali i tyre vuan nga Sindroma Down.

Si rrallë ndonjëherë, një baba i vetëm mori përsipër rritjen e djalit, por si një baba i përgjegjshëm, ai mendon se nëna duhet të luajë rolin e saj në rritjen e djalit. Prandaj në studio, Eltoni kërkon që ish-gruaja e tij të kontribuojë për rritjen e djalit të tyre.