Report TV - Marin Orhanasi : Djalin e dytë e prita vetë, ‘ngatërrova’ gruan në maternitet

  • 6 years ago
Aktori i njohur i ?Portokalli? , Marin Orhanasi prej pak muajsh është bërë baba për herë të dytë. I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv, Marini tregon se kishte ndenjur së bashku me bashkëshorten në sallën e lindjes gjatë momentit të ardhjes në jetë, por ngaqë gratë shtatzëna ndërronin sallat, në fillim ishte future në sallën e gabuar.

Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them. Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndëkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme. Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : ?Jepi forca pra , kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa.

Marin Orhanasi, aktor
Marini, i cili ishte i pari që mori në krahë djalin e tij, shprehet se i ka pëlqyer shumë fakti që ndenji pranë gruas në çastet e ardhjes në jetë të djalit të tyre.

I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli , dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë ?Hë mo bab?. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante.Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël , të mrekullueshme.

Recommended