Flotës së mjeteve të pastrimit të Parkut të Liqenit i shtohet një automjet ekologjik

  • 4 years ago
Shtohet flota e mjeteve ekologjike në funksion të pastrimit dhe mirëmbajtjes së Parkut të Liqenit.


Bashkia e Tiranës vijon modernizimin e mjeteve të pastrimit me makina ekologjike, si dhe pajisjen e çdo bimësie të veçantë në park me të dhëna mbi llojin e pemës, moshën, origjinën, që mund të merren fare thjeshtë nga përdoruesit e parkut, fëmijët, prindërit, nxënës të shkollave dhe të apasionuar pas botanikës. Mjafton që ata të shkarkojnë aplikacionin ?Arboretum? në celular.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky mjet ekologjik do ia lehtësojë punën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pastrimin e parkut.

?Duam që parku, jo vetëm të ketë më shumë gjelbërim me pemët që kemi mbjellë, jo vetëm ta dyfishojmë hapësirën që kemi marrë nga ish-komuna e Farkës, jo vetëm të ndalojmë mjetet që kalojnë mes për mes parkut duke krijuar një rrugë alternative për të mos ndotur parkun, por tani do e rrisim nivelin duke u siguruar që edhe makinat tona të shërbimit të mos e ndotin parkun. Kjo është makina e parë elektrike, industriale, për parkun; por, ne kemi filluar me makinat elektrike në Tiranë, në Bashki?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin edhe te projekti i pajisjes së pemëve të parkut me të dhëna të aksesueshme përmes teknologjisë, ndërsa u shpreh se puna e bërë në Parkun e Liqenit është garancia më e mirë se edhe Kopshti Botanik do të shndërrohet në një hapësirë po kaq të bukur dhe të pasur me bimësi. ?Sinjalistika që kemi vendosur është për të kuptuar llojin e pemëve, çfarë rritet në park, biodiversiteti që ka. Të gjithë atyre që janë të shqetësuar për Kopshtin Botanik, dua t?u them se ka pjesë të liqenit sot që janë një standard shumë më i lartë sesa vetë Kopshti zyrtar Botanik, që kanë më shumë sinjalistikë, më shumë pastërti, më shumë akses për publikun. Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin, për të kuptuar se edhe atë mund ta transformojmë në një bizhu të vërtetë?, u shpreh Veliaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended