Ora News - Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete moderne dhe ekologjike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës mbështetur nga ambasada japoneze e kanë pajisur agjencinë e parqeve dhe rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas, të parkut të liqenit.

Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike dhe mbi të gjitha, që nuk ndotin mjedisin.

Veliaj: Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t?i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito theksoi se donacioni do të kontribuojë në mirëmbajtjen e Parkut të Liqenit, ndërsa vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar Tirana në vitet e fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pastrimi-i-parkut-te-liqenit-do-te-behet-me-mjete-moderne-dhe-ekologjike

Recommended