Report TV - Shkodër, 2 persona i djegin makinën, Gjyqtari: Ta harrojnë se më bëjnë presion

  • 4 years ago
SHKODER- Makina e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri është djegur plotësisht rreth orës 23:20 të mbrëmjes së djeshme pranë Kishës Françeskane në Shkodër. Makinës tip Mercedez-Benz në pronësi të gjyqtarit Ymeri, që ishte parkuar në lagjen Vasil Shanto, i është vënë flaka nga dy persona të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë. Pasi i kanë vënë flakën automjetit ata janë larguar.

Për pasojë është djegur pjesërisht edhe një automjeti tjetër, tip Volkswagen të parkuar pranë tij, qër rezulton në pronësi A.T. Mësohet se autorët janë identifikuar, por për arsye hetimi, emrat e tyre nuk bëhen të ditur.Burime për Report Tv, pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe vetë gjyqtarin prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, për të mësuar nëse ai ka pasur kërcënime për çështje që mund të ketë pasur në gjykim, ose konflikte të mëhershme.

Andri Ymeri, gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, ka qenë për disa vite edhe kryetar i kësaj gjykate.

Recommended