Ora News - I dogjën makinën, Gjyqtari Ymeri Ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij ka lidhje me detyrën.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët gjyqtari i Shkodrës ka deklaruar se nuk i bëjnë dot presion për punën e tij.

"Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë objektivi, normalisht që për shkak të detyrës.

Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë në institucion", tha Ymeri.

I rezervuar me detaje Ai është treguar edhe para grupit hetimor të ngritur për rastin, para të cilit qëndroi për gati dy orë në Policinë e Shkodrës.

Të vetmen pistë që ka orientuar ka qenë ajo e sulmit për shkak të detyrës, por sipas burimeve, Gjyqtari Ymeri nuk ka qenë në gjendje të orientojë hetuesit drejt autorëve.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor në bizneset e zonës, kanë qenë dy persona, të veshur me te zeza dhe me skafandër në kokë që i janë afruar mjetit me një motor.

Ata e kanë lyer me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën.

Për pasojë makina e gjyqtarit është djegur thuajse plotësisht ndërsa është dëmtuar edhe një makinë tjetër.

Veshja dhe skafandra e vështirëson punën e policisë për identifikimin e autorëve, por një burim i tha RTV Ora se ata janë përqendruar tek struktura e trupit për të ndërtuar idenitetin e të dyshuarve.

Djegia e makinës vuri në alarm policinë e Shkodrës, ndërsa Gjyqtari Ymeri u pa në vendngjarje si në orët e vona të mbrëmjes ashtu edhe në mëngjes.

Andri Ymeri është një personazh i drejtësisë që ka qenë disa herë ndër vite në qendër të medias dhe hetimeve.

Në vitin 2014, ai u denoncua në një emision investigativ se bashkë me gjyqtarin Ken Dhima, se kishin marrë 2 mijë euro për të liruar nga burgu një të dënuar.

Ndërsa Gentian Hoxha, një i ri i cili është dënuar në mungesë me 21 vite burg nga ky gjykatës, po atë vit e akuzoi se i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t?i hapej sërish çështja.

Më herët në vitin 2009 ai është akuzuar për shpërdorim detyre.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjyqtari-ymeri-ta-harrojne-se-me-bejne-presion-punen-time

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended