Kosova Adem Demaçi - (30 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Kosova Pres? duke cituar gazetën ?Zëri? të ditës së djeshme, bën të ditur se Adem Demaçi është ftuar të bëj pjesë në këshillin tranzitor të Kosovës por ai e ka refuzuar këtë ftesë. Motivi i refuzimit të Demaçit sipas gazetës është fakti se ai është deklaruar kundër marreveshjes së Rambujesë dhe pranimi për të hyrë në keshill për të do të thotë njohje e marreveshjes. Para një viti shkrimtari dhe politikani Adem Demaçi, e konsideronte marrëveshjen e Rambujesë, të pafavorshme për shqiptarët, kurse sot të tejkaluar. Bashkësia Ndërkombëtare duhet të pranojë realitetin e krijuar tha Demaçi.

Ndërkohë shumë kriminel serb duhet të gjenden në gjyqin e Hagës për krimet që kanë bërë ndaj femrave shqiptare, por ka pak të ngjarë që kjo dhunë të mund të zbardhet plotësisht, shkruante dje gazeta ?Rilindja?. Janë shume pak ato femra shqiptare që pranojne të flasin për keqtrajtimet seksuale gjatë luftës nga serbet. Mendohet se serbët krijuan kampe për perdhunime masive, sidomos të adoleshenteve. Përveçse në Drenicë keqtrajtime ka patur edhe në rajone të Malishevës të Deçanit dhe Suarekës. Në një rajon të Malishevës janë gjendur skelete femrash të djegura. Këto ditë afër fshatit Vlashent të Prizërenit u zbulua një varrezë masive./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori