Kosova ne pritje te rezultateve te zgjedhjeve (30 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në Kosovë vazhdon numërimi i votave dhe rezultati i zgjedhjeve lokale të së shtunës pritet të shpallet gjatë ditës së sotme. OSBE tha se do të deklarojë rezultatin pasi të jenë numëruar rreth 90% e votave. Megjithatë nga rezultatet paraprake zgjdhjet lokale në Kosovë i evidentuan 3 parti kryesore politike. LDK parti e Ibrahim Rugovës, PDK së Hashim Thaçit dhe ajo AAK e Ramush Haradinaj. Burimet e OSBE-së thanë se nga numërimi i deritanishëm i votave rezulton se LDK-së i takojnë 59% e votave, partisë së Thaçit rreth 24% dhe partisë së Haradinaj rreth 90% e votave.
Burimet e ndërkombëtarëve në Prishtinë nuk e kanë vënë në diskutim pretendimin e liderit demokrat të Kosovës Ibrahim Rugova se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në shumicën e 30 bashkive. Në rast se kjo është e vërtetë rrezikon dhe rezultatet paralajmërojnë kthimin e Rugovës në skenën e madhe të politikës pas zbehjes së yllit të tij gjatë luftës në Kosovë nga dalja në skenë e UÇK-së.
Ringritja e Rugovës konsiderohet nga faktori ndërkombëtar si një mundësi për stabilitetin e Kosovës. Ai vetë deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve janë një afirmimin dhe pranim i politikës së LDK-së. Partia e tij kërkon bashkëpunim me partitë e tjera duke punuar kundër ndarjeve etnike. Rugova tha se pas zgjedhjeve Kosova meriton një pavarësi të shpejtë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended