Shkolla franceze, gatim me zero shpërdorim!

  • 5 years ago
Në shkollën Ferrandi, në Paris, nuk ka vend për shpërdorime; kuzhinierët e ardhshëm, që e frekuentojnë atë, mësohen si të maksimizojnë përdorimin e produkteve të tyre për një menu me zero shpërdorime që përfshin për shembull, patatina të bëra me lëkura patatesh e karotash.


Qëllimi i saj është që të tundë industrinë e restoranteve, ku shpërdorohet jo pak ushqim.

?Ne do të punojmë me menunë. Do ta quajmë atë ?zero shpërdorim. Do të përpiqemi të bëjmë gjithcka me produkte të plota, pa shpërdoruar asgjë?, u shpreh Nicolas Cherronet, mësues te shkolla Ferrandi.

?Ne bëmë një tavë, patate të pjekura. Me lëkurat e patateve bëmë patatina dhe përdorëm gjithçka. Nuk është e vështirë të mos shpërdorosh?, tha një nxënëse.

Nxënësit këtu mësojnë të përdorin gjithçka tepron nga një pjatë për një pjatë tjetër.

Tendenca për sa më pak shpërdorime të ushqimit, në një kohë kur diku në botë dikush tjetër është i uritur, duket se po merr përmasa të reja. Një pastiçeri në Sardenjë, ka filluar të varë në hyrje të saj gjithçka që ka mbetur në fund të ditës, në mënyrë që të evitohet hedhja në mbeturina dhe të luftohet shpërdorimi i ushqimit, ndërkohë që mund të gëzojnë ata që këto ëmbëlsira, nuk mund t?ia lejojnë vetes.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH