RTV Ora - Oficerët e sigurisë në shkolla, 80 konflikte të parandaluara në shkolla në një javë
  • 5 years ago
#rtvora
Nga përplasjet verbale te konsumi i duhanit dhe lëndëve narkotike e deri te vjedhja kanë qenë disa nga konfliktet e shmangura nëpër gjimnazet e vendit nga oficerët e sigurisë, të cilat rënditen në 80 të tilla në javë. 150 Oficerët e sigurisë operojnë në gjimnazet e vendit, ndërkohë që pritet që edhe 46 të tjerë të përfundojnë trajnimin.

Rreth 80 konflikte në javë janë shmangur nga oficerët e sigurisë nëpër gjimnazet e vendit. Raportimi i këtyre të dhënave u bë gjatë Komisionit të Sigurisë Kombëtare nga ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme.

Zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, nënvizoi se rastet më të shpeshta të konflikteve lidhen me tematikat e konsumit të lëndëve narkotike apo edhe të vjedhjeve.

Lorena Haxhiu: Oficerët e sigurisë nuk e zëvendësojnë rolin e mësuesit në lidhje me përkujdesjen, mbikqyrjen, sigurimin e disiplinës, rregullit dhe sigurisë në klasë. Ata janë mirëpritur edhe nga mësuesit, edhe nga nxënësit, por gjithashtu nuk ndërmarrin masa disiplinore në shkollë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/oficeret-e-sigurise-ne-shkolla-80-konflikte-te-parandaluara-ne-shkolla-ne-nje-jave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended