Jordanova: Dokumenti nga Franca nuk ofron asnjë risi

  • 5 years ago
Me non-pejperin Franca dëshiron të justifikojë besueshmërinë e bllokadës për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe të tregojë konstruktivitet drejt gjithë procesit, thotë Malinka Jordanova nga Instituti i Politikave Evropiane. Sidoqoftë, sipas saj, non-pejperi nuk ofron asgjë të re në procesin e bisedimeve. Ajo thotë se ky propozim në vend të 35 kapitujve, do të hapeshin 7 faza, që mund të jenë njëjtë të komplikuar për t?u zbatuar sa edhe kapitujt, por do të thonë më pak faza, kur një shtet do të mund të vinte veto.