Gjirokastër, 20 zjarrë të qëllimshme/ Policia nuk ka ndaluar asnjë nga autorët e zjarreve

  • 4 years ago
Gati 20 vatra zjarri janë regjistruar në territorin e bashkisë së Gjirokastrës përgjatë dy javëve të fundit të korrikut.

Një pjesë e vatrave të zjarrit ishin të vendosura shumë pranë fshatrave, zonave të banuara dhe pronave të banorëve. Një zjarr i rënë në njësinë administrative Odrie dogji për rreth 4 ditë një pjesë të oborrit të kishës së Shën Varvarës atje dhe kërcënoi me diegje një pjesë të banesave. Nëse nuk do të ishin forcat vullnetare nga fshati dhe efektivat zjarrfikës që ndërhynë me mjete rrethanore zjarri do trë merrte përmasa jashtë kontrollit. Efektivët vlerësojnë se 90% e zjarreve janë të qëllimshme të vendosura nga fermerët dhe blegtorët për të pastruar kullotat por zjarrvënia nuk është mbajtur nën kontroll sipas tyre dhe ka përfshirë territore të gjera.

Aktualisht në Gjirokastër është duke u djegur një masiv me shkurre pranë majës së Pusit pranë fshatit Zhulat. Nëse ky zjarr nuk do të mbahet nën kontroll mund të kërcënojë territore të pyllëzuara me pyje të dushkut dhe të panjës.

?Kjo është problematika kryesore që ne po hasin jo vetëm këtë vit por edhe gjatë viteve të kaluara. Kemi pasur shumë zjarre në pyje dhe kullota dhe të gjitha kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Shumë persona janë hetuar por ende nuk ka të ndaluar. Besoj se për ngjarjen e sotme do të ketë të ndaluar . Kontratat e qirasë së kullotës nuk do të rinovohen për blegtorët në parcelat e të cilëve janë regjistruar zjarre.?

Mjetet zjarrfikëse janë të vjetra dhe të amortizuara. Nëse do të mundësohej një mjet i vogël për ndërhyrje në qytet si dhe një autoshkalle do ti shërbente emergjencave në lartësi.

Të paktën për 5 raste zjarresh masive përfshirë edhe zjarrin e sotëm pritet që të ketë të ndaluar.
Gjatë vitit të fundit por edhe gjatë gjithë 5 vjeçarit të fundit janë regjistruar dëme shumë të mëdha në habitatin natyror të dhjetëra specieve duke kërcënuar me zhdukje një numër shpendësh që folezojnë në të dy krahët e luginave të Drinos dhe Vjosës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Gjirokaster#TopChannel

Recommended