Ora News - Noterja ku "u betua" Arta Vorpsi: Verifikova vetëm firmën e saj

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Noterja, Miranda Xhemalçe, ka mohuar betimin e Arta Vorpsit në zyrën e saj, ndërsa deklaroi se ka bërë detyrën sipas ligjit duke verifikuar vetëm firmën. Një deklaratë e tillë Vorpsit i ka kushtuar 26 mijë lekë të vjetra, me të cilën ajo pretendon se është bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është tarifa (shiko videon) që Arta Vorpsi ka paguar tek noterja Miranda Xhemalçe për të certifikuar betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Për mediat, noterja deklaroi se Vorpsi nuk është betuar në Kushtetutë, por vetëm hodhi firmën e saj ne dokument.

Xhemalçe: Mbi kushtetutën jo, unë nuk mund të marr atributet e Presidentit apo personave të tjerë. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë, firmosi emër mbiemër në deklaratën e saj. Nuk jam unë organi që të emëroj ty, unë vërtetoj që ke ardhur në zyrën time dhe ke hedhur firmën. Kaq mbaj përgjegjësi unë. Por nuk mund të marr përgjegjësitë e presidentit. Kjo është detyrë që më ka dhënë ligji, edhe po ta refuzoj do shkel ligjin.

Xhemalçe u shpreh se ka vepruar sipas ligjit njësoj si me të gjithë qytetarët e tij, të cilët bëjnë një deklaratë noteriale.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/noterja-ku-u-betua-arta-vorpsi-verifikova-vetem-firmen-e-saj

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended