Ora News - Kume: Arta Vorpsi u betua para vetes së saj, s'ka efekt juridik

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Konstitucionalisti Kristaq Kume thotë se betimi i Arta Vorpsit para noteres nuk ka asnjë efekt juridik. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kume sqaron se noterja vetëm sa ka verifikuar deklaratën e zonjës Vorpsi.

Kristaq Kume: Praktikisht në gjykimin tim ajo është betuar para vetes së saj. Sepse netori vetëm ka noterizuar firmën e zonjës Vorpsi. Nuk mund të bëjë më tepër. Pra zonja ka shkuar tek noteri ka bërë një deklaratë që trajton çështjen dhe në bazë të deklaratës i thotë publikut se në detyrën e ngarkuar do zbatoj detyrën. Është një detyrë që mund ta bësh kushdo dhe mund ta bëjë kudo. Noterja vetëm ka verifikuar dhe thotë po këtë deklarate e ka bërë filanka.

Legjislacioni shqiptar thotë Kume e thotë qartë që betimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet tek Presidenti.

Kristaq Kume: Kjo nuk sjell asnjë pasojë juridike përballë procesit kushtetues që do zhvillohet. Në bazë të legjislacionit tonë është e shkuar se betimi bëhet para presidentit të republikës. Ajo që ka bërë zonja Vorpsi është një deklaratë që nuk prodhon asnjë efekt juridik. Mbase mund të lexohet si një argument për mënyrën e sjelljes së zonjës Vorpsi ballë për ballë legjislacionit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kume-arta-vorpsi-u-betua-para-vetes-se-saj-ska-efekt-juridik

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended