Socialistet fitojne zgjedhjet ne Spanje

  • 4 years ago
Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Spanjë sollën festën sërish tek socialistët e Kryeministrit në detyrë Pedro Sançez. Megjithatë, ashtu si në zgjedhjet e Prillit, pas të cilave nuk arritën dot të formonin që qeveri, edhe këtë herë ata nuk do të mund t?a krijojnë dot të vetëm. Madje kanë 3 deputetë më pak se legjislatura e kaluar që zgjati rreth 6 muaj.
Rritje pati Partia Popullore që mori 22 deputetë më shumë, por edhe radikalët e djathtë të Voxit, që morën më shumë se dyfishin e deputetëve të legjislaturës së kaluar duke u renditur forcë e tretë.
Në programin elektoral, lideri i tyre Santiago Abaskal mbajti një qëndrim të ashpër kundër pavarësisë së Katalonjës, çka ndikoi pozitivisht në forcimin e pozitave të tyre në zgjedhje. Për banorët e Barcelonës, përparimi i të djathtës radikale është i frikshëm.
?Përparimi i të djathtës radikale është i tmerrshëm. Jam shumë e shqetësuar sepse nuk do të mund të krijohet një koalicion i ri. Rreziku i përsëritjes së zgjedhjeve është evident dhe ata mund të forcohen akoma?, thotë një qytetare.
Për formimin e qeverisë duhen 175 vota parlamentare. Zgjidhja e vetme është një qeveri me bazë të gjerë mes socialistëve dhe Partisë Popullore ose një qeveri minorance e Pedro Sançezit, që sipas analistëve do të ishte jetëshkurtër.

Recommended