Zgjedhjet lokale në Hong Kong, demokratët fitojnë 90% të votave

  • 4 years ago
Jo vetëm me protesta, banorët e Hong Kongut ia çuan të fortë mesazhin e tyre Pekinit edhe përmes votës në zgjedhjet lokale të një dite më parë.


Liderja ekzekutiv e Hong Kongut, Carrie Lam, deklaroi se qeveria ?do të reflektojë seriozisht?, pasi kandidatët pro demokracisë shënuan një fitore dërrmuese; mediat vendase tregojnë se tani, 17 nga 18 këshillat e qarqeve do të kontrollohen nga demokratët.

Zgjedhjet e së dielës në Hong Kong ishin të parat që prej fillimit të valës së protestave kundër regjimit të Kinës gati gjashtë muaj më parë. Pjesëmarrja në to ka qenë e jashtëzakonshme, mbi 71 për qind. Rezultati shihet si një goditje e aspër për Lam dhe si një shenjë të qartë të mbështetjes së madhe për lëvizjen protestuese.

Këshilltarët e rretheve kanë pak fuqi politike dhe kryesisht merren me çështje lokale, siç janë rrugët e autobusëve dhe mbledhja e mbeturinave. Por, ata gjithashtu duhet të zgjedhin 117 persona nga rrethet e tyre, për t?u ulur në komitetin prej 1,200 anëtarësh që zgjedh shefin ekzekutiv të territorit. Hong Kongu është pjesë e Kinës në bazë të politikës ?një shtet, dy sisteme?. Ai ka disa të drejta që nuk i gëzon pjesa tjetër e Kinës, por protestuesit ankohen se këto liri po u kufizohen gjithmonë e më shumë nga regjimi në Pekin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended