Ora News - Java nis me shi, në fundjave ulen temperaturat

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Këtë javë vendi ynë do të jetë me vranësira të shpeshta e si pasojë shirat do të jenë të pranishëm. Sipas meteoalb kjo javë do të sjellë dhe ulje të temperaturave ku në vendet malore ato do të arrijnë në vlerat 3-4 gradë celsius.

Që nga dita e djeshme në të gjithë vendin janë rikthyer shirat e kjo situatë do të vijojë pothuajse gjatë gjithë javës. Sipas Hakil Osmanit, sinoptikan pranë Meteoalb kjo javë do të sjellë ulje të temperaturave ku në vendet malore ato do të arrijnë në vlerat 3-4 gradë celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore dhe bregdetare temperaturat do të arrijnë në 21-22 gradë celsius.

Hakil Osmani: Duke filluar nga mbrëmja dhe në vijim pritet q vranësirat të s'postohen vetëm drejt zonave malore, por pa rrezikuar reshje shiu. Duke filluar nga e enjtja dhe në vijim pritet që në territorin shqiptar të ketë reshje shiu. Gjatë fundjavës kemi një rënie të temperaturave me 2-3 gradë celsius.

Sipas meteoalb problematik është paraqitur parametri i erës, e cila do të vijojë gjatë gjithë javës ku shpejtësia do të jetë mbi 70 km/h duke shkaktuar një det të trazuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/java-nis-me-shi-ne-fundjave-ulen-temperaturat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended